Doyle: Thaçit dhe Veselit iu vazhdua paraburgimi për shkak të rrezikut që mund të ndërhyjnë në gjykim

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka bërë të ditur se ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli iu është vazhduar paraburgimi, transmeton FrontOnline.

“Në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, më 15 dhjetor, trupi gjykues me dy vendime të veçanta ka caktuar masën e paraburgimit për Hashim Taçin dhe Kadri Veselin për arsye se mund ta pengojnë procedurën dhe se ata mund të kryejnë krime të reja kundër personave që ata konsiderojnë se janë kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë dëshmuar ose mund të dëshmojnë në këtë rast. Dhoma Gjyqësore pohoi se këto rreziqe mund të zbuten me aplikimin e një komunikate monitoruese siç ekziston në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara, përfshirë masat që këshilli urdhëroi së fundmi”, tha Doyle, përcjell FrontOnline.

Ai shton se në të njëjtin rast, më 15 dhjetor, trupi gjykues e ka rrëzuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për të përfshirë në dosjet e provave deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve, duke përfshirë edhe dëshmitarët që kanë dëshmuar në raste të tjera dhe që kanë ndërruar jetë.

“Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, deklaratat e bëra para trupit gjykues dhe gjykatave të Kosovës mund të pranohen në në këtë gjykatë. Në përputhje me atë rregullore për procedurën dhe provat, është paraparë që dëshmia me shkrim e personave që kanë ndërruar jetë mund të pranohen nëse gjyqtarët janë të bindur se janë të besueshëm, përfundoi Doyle.