Numri i votave të kandidatëve për deputetë të PDK-së në Skënderaj

IndeksOnline ka siguruar listën e plotë të votave që kanë siguruar kandidatët për deputetë në Skënderaj.

Sipas kësaj liste këta janë dhjetë kandidatët më të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në komunën e Skënderaj.

Në këtë listë prin kryetari i PDK-së Kadri Veseli me 12,159 vota.

Mërgim Lushtaku me 7112 vota, Fadil Nura me 3759 vota, Bekim Haxhiu 3480 vota, Ganimete Musliu me 2780 vota, Faik Geci me 2670 vota, Ariana Musliu Shoshi me 2495 vota, Blerim Latifi 2425 vota, Blerta Deliu-Kodra 2105 vota dhe Bedri Hamza me 1960 vota.