Nushi i PSD-së për kandidaturën e Kusari-Lilës: Kurti i trajton votuesit si dele

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari –Lila janë duke e trajtuar qytetin e Gjakovës si shportë të mbeturinave.

Kjo pasi sipas Nushit, Kusari-Lila kandidoi për kryetare të Gjakovës për herë të tretë me partinë e tretë.

Më tutje, Nushi tha se Kurti po i konsideron votuesit e tij si dele.

“Albin Kurti e Vetevendosje! po e trajtojne Gjakoven si shporte te mbeturinave te riciklueshme.”

Mimoza kandidon per here te trete, me partine e trete. Nderkohe ka qene e akuzuar pikerisht nga Albini si e korruptuar si dhe ka aktakuze aktive ng aprokuroria per privatizimet ne Kosove.

“Albini i konsideron votuesit e tij si dele. Ai llogarite qe ckado qe u qet perpara, ata do te pajtohen”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.