29 të arrestuar të cilët nuk i respektuan masat e Qeverisë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 29 persona për shkak që nuk respektuan masat e ndërmarra të Qeverisë së Kosovës, për parandalim të koronavirusit.

Arrestimet ndodhën në disa qytete të Kosovës, ku Fushë Kosova dhe Ferizaji prijnë me numrin e rasteve, me nga 4.

Më pas është Peja, Gjilani, Prishtina dhe Lipjani me nga tre të arrestuar.

Fsh. Pomozotinë, Fushë Kosovë 04.04.2020 – 18:00. Janë shoqëruar në stacioni policore katër të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Driton Islami, Ferizaj 04.04.2020 – 17:55. Janë shoqëruar në stacionin policore, katër të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Sllovi, Lipjan 04.04.2020 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Emin Basha, Pejë 04.04.2020 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Agim Binak Qelaj, Pejë 04.04.2020 – 13:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. AgimBinak Qelaj, Pejë 04.04.2020 – 12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Zhegër, Gjilan 02.04.2020 – 18:45. Janë shoqëruar në stacionin policore një mashkull dhe një femër, që të dytë K, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Vrapqiq, Gjilan 03.04.2020 – 19:00. Është shoqëruar në stacioni policor i dyshuar mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.