Informacion për mërgimtarët kosovar, Sllovenia ndryshon masat e lëvizjes edhe për tranzit

Sllovenia ka ndryshuar disa masa pandemike. Të gjitha masat do të futen në fuqi nga nesër. Nga 15 korriku, kërkohet çerfitikata për vaksinim, çertifikata për shërim nga Covidi apo testi PCR, për tu futur në territorin slloven.

Pra, kushdo që do kalimin nëpër Slloveni, duhet të ketë dëshmi se jeni të shëruar apo keni test me vete. Testi PCR nuk mund të jetë më i vjetër se 72 orë, ndërsa antigjen jo më i vjetër se 48 orë.

Rregullat e reja vlejnë edhe për ata që kalojnë me makina e autobusë dhe nuk varet nënshtetësia.

Është e rëndësishme të dihet se rregullat vlejn edhe për kalimin tranzit në Slloveni.