Nushi: Policia e Kosovës nuk duhet të luajë rolin e sigurimit privat të EULEX-it

Pas aksionit të cuditshëm të EULEX-IT sot të bërë në zyret e veteranëve, ku edhe ndodhi nëj arrestim ai i kryetarit te OVL-UCK, Hysni Ngucati, ka reaguar Nol Nushi, ku sic thotë ai misioni I EULEX-it ka dështuar.

Ai përmes një statusi thotë se ky aksion është dashur të ndërmerret nga Policia e Kosovës, dhe se Policia e Kosovës nuk duhet të luajë rolin e sigurimit privat të EULEX-it.

Ja statusi:

Policia e Kosoves nuk duhet kurrsesi te jete vetem asistente qe mban rendin pergjate nje aksioni policor. Ajo nuk eshte sigurim privat i EULEX.

EULEX ka kohe qe ka deshtuar si mision. Me veprime si ky i sotit, Eulex po tregon qe funksionon si institucion paralel brenda Kosoves. Nje marredhenie e tille nuk eshte as e drejte as e shendoshe.

Nese ka shkelje ligjore, ky operacion policor do te duhet te kryhej nga Policia e Kosoves.