Policia: I aksidentuari dje në rrugën Podujevë-Prishtinë, vdiq si pasojë e problemeve shëndetësore

Policia ka raportuar se personi që vdiq dje në rrugën Podujevë – Prishtinë, vdiq si pasojë e problemeve shëndetësore e jo i aksidentit.

Dje rreth orës 12:40 në rrugën nacionale Podujevë-Prishtinë, raportohet se ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë.

Dyshohet se deri tek aksident ka ardhur si pasojë e gjendjes shëndetësore të të dyshuarit tani të ndjer. Dyshohet se i dyshuari ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve shëndetësore e jo për shkak të aksidentit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i njëjti ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i veturës tjetër të dërgohet në mbajtje.