Nushi: Tensionet në veri kanë nisur për shkak se Kurti ka ngujuar Hetemin me 300 vota në komunë

Nol Nushi nga PSD-ja ka deklaruar se nuk kanë nisur tensionet në veri për shkak të arrestimit të disa bandave.

“Problemi ka nisur se Kurti ka dashur me dergu Lulzim Hetemin me 300 vota me zor në komunën e Leposaviqit, edhe e ka nguju e ka marrë peng”, tha Nushi.

Krenar Shala replikoi me Nushin duke thënë se a duhet tani ta ndryshojmë kushtetutën?

Nushi iu përgjigj duke thënë se edhe në kushtetutën e Serbisë në vitet e 90-ta ka qenë kushtetuese me udhëheq me 2 %, zgjedhjet e imponuara të Serbisë në Kosovë. Problemi në veri është problem politik.

Nëse është problem politik përse po shkon në Bruksel atëherë, e pyeti Nushi analistin Shala i cili tha se veriu nuk është problem politik.

“Sot Kurti ka rrejt për policët e arrestuar. Ditën e parë del policia thotë se kanë parë njerëz me maska të armatosur në kufij, Kurti tha janë arrestuar duke ngrënë bukë. Nëse je tu pa njerëz të maskuar nuk të bjen në mend me hanger bukë”, tha Nushi në emisionin “Politiko” në Kanal10.