Obama për trazirat: Ky është një moment i turpshëm për kombin tonë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka reaguar për protestën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Barack Obama, tha se historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”.

Protesta filloi nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, i cili nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve me pretendimin se ato janë vjedhur.

“Historia me të drejtë do të kujtojë dhunën e sotme në Kapitol, të nxitur nga një president i ulur, i cili ka vazhduar të gënjejë pa bazë për rezultatin e një zgjedhje të ligjshme, si një moment i çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë. Por do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim si një befasi totale”, ka shkruar Obama në Facebook.

Mirëpo Obama thotë se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

“Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezultatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë. Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore. Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.

Në këto trazira humbën kanë vdekur katër persona ndërsa janë arrestuar 52.