O’Brien: Kosova e Serbia tashmë kanë bërë progres

Këshilltari për siguri shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë përparime në dialogun mes dy vendeve.

“Liderët e Serbisë dhe të Kosovës tashmë kanë bërë progres. Bisedat tona këtë mëngjes kishin në qendër zgjerimin e raporteve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet e mëtejme në mbrëmje”, ka thënë këshilltari për siguri shtetërore, Robert O’Brien,raporton Koha.net