O’Connell për punësimet e AAK-së në Telekom: Po shkatërrohen institucionet e Kosovës, punësime pa kritere

0
357

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë sot se punësimet në Kosovë po vazhdojnë të bëhen pas asnjë kriter, këto punësime madje po shkatërrojnë institucionet e vendit siç është rasti i fundit i punësimeve në Postë, transmeton Gazeta Metro.

O’Connell është ndalur ta komentoj emërimin e Naser Shalës si drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ai tha se emërimi i tij është bërë duke falsifikuar dokumentet vetëm për të përmbushur kriteret për punësim, po ashtu emërimi i tij është konflikt interesi, transmeton Gazeta Metro.

“Ditët të fundit është zgjedhur drejtori, falsifikimi i dokumenteve për të përmbushur kriteret formale, konflikt interesi mes panelit dhe kandidatit, apo thjesht anim ndaj një kandidati, zakonisht i paracaktuar ta fitojë pozitën”, tha O’Connell.

O’Connell tha se edhe këtë vit në Kosovë ka pasur kandidatë të zgjedhur të pakualifikuar në pozitat e larta të shtetit, siç është rasti i Naser Shalës.

“Fatkeqësisht edhe këtë vit kemi kandidatë të zgjedhur të pakualifikuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimin e meritës dhe demokracisë, rasti i emërimit të drejtorit drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, është shembulli konkret, përzgjedhja e tij në dëm të kandidates së vetme dhe profesionale që kishte përmbushur kriteret për këtë”, tha O’Connell.

Po ashtu ambasadori britanik është ndalur dhe ka komentoj rastet e fundit të punësimeve në Postën e Kosovës nga partia në pushtet AAK, ku tha se është një tjetër formë e nepotizmit që po shkatërron institucionet e vendit.

“Një qasje tjetër që penalizon profesionin në favor të nepotizmit që po shkatërron institucionet është rasti i Postës”, tha O’Connell.

Ka një vit e gjysmë që kur Qeveria e Kosovës dhe Ambasada britanike në Prishtinë kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, transmeton Gazeta Metro.

O’Connell tha se suksesi këtij projekti është sukses i Kosovës, njëkohësisht dështimi i tij është dështimi i Kosovës.

“Suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovës, njëkohësisht dështimi i tij është dështimi i Kosovës”, tha O’Connell./gazetametro.net/