Ofendimet e vazhdueshme, Big Brother VIP Kosova del me vendim

Big Brother VIP Kosova sot ka dalë me një vendim për banorët e këtij edicioni pasi të njëjtit kanë vazhduar të ofendojnë rëndë vazhdimisht njëri-tjetrin.

BBVK2 ka vendosur që nga nesër kushdo që thyen rregullin e ri dhe ofendon konkurrentin tjetër duhet të shkruaj 600 herë fjalinë “nuk do t’i thyej më rregullat e Big Brother”.

Ndryshe, kushdo që thyen këto rregulla do të komunikojë vetëm me gjeste për një kohë të pacaktuar.