Shënohet “Dita e Veteranit të UÇK-së (video)

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shënuar Ditën e Veteranit të UÇK-së, shkruan Fokusi.info.

Në këtë ngjarje që u shënua, e ku ishin pjesëmarrës qindra veteranë të luftës çlirimtare, u tha se 28 vjet më herët, pushtuesi serb e ka parë që në Prekaz nuk mund të hyjë gjallë dhe që nga ajo ditë raportet mes shqiptarëve dhe serbëve janë thyer përmes tytave të pushkës.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se ushtarët e UÇK-së kanë histori që i dallon nga të tjerët.

“Luftëtarët e UÇK-së duhet të jenë krenarë dhe kanë histori që na dallon prej të tjerëve. Dita e Veteranit është një ditë që na bënë krenarë, sepse bëhet fjalë për përpjekjet e pushtuesve, duke i matur forcat në raport me shqiptarët”.

Kryetari i OVL të UÇK-së së, Hysni Gucati tha se ky vit ishte sfidues për veteranët e UÇK-së, pasi ata po përballen me padrejtësi e arrestime.

“OVL e UÇK është përballur me shumë padrejtësi, duke arrestuar e burgosur, dhe krejt kjo me procese të montuara politike dhe të dirigjuara nga Beogradi me bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Gucati.

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka kërkuar unitet dhe mospërçarje në mes të shqiptarëve.

“Sot 28 vite më parë iu tregua Serbisë se nuk mund të bëjë çfarë të dojë dhe të luajë me shqiptarët”, u shpreh nipi i komandantit Adem Jashari./Fokusi.info/

Për më shumë ndiqeni me video: