OJQ “FODEM” përmbyll aktivitetet tremujore në projektin “Rinia dhe Integrimi përmes aktiviteteve”

Në kuadër të aktiviteteve në projektin “Rinia dhe integrimi përmes aktiviteteve” OJQ “FODEM” ka përmbyllur aktivitetet tremujore në organizimin e tryezës, trajnimeve dhe aktiviteteve sportive me të rinjtë e Komunës së Vushtrrisë.

Në këto aktiviete kanë marrë pjesë më shumë se 300 të rinj duke përfshirë edhe nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, shkruan Veriu.info.

Pjesëmarrësit kanë zhvilluar aktivitete sportive në futboll, hendboll, basketboll, volejboll, gjimnastike, ping pong, street boll etj.

Në tryezë e trajnime është diskutuar për masovizimin e aktiviteteve rinore, fuqizimin e OJQ-ve, programeve, fondeve dhe pjesëmarrjen e rinisë në vendimmarrje.

Ky projekt është financuar nga MKRS / Departamenti i i Rinisë.