Operacioni i madh: Arrestohen 9 doganierë e një polic

Gjatë natës dhe sot në mëngjes është zhvilluar një operacion i madh ku janë arrestuar 9 doganierë e një polic.

Ata dyshohen për keqpërdorim te detyrës.

Operacionin e ka udhëhequr Prokuroria Speciale. Burimet i kane thëne Insajderit se janë bastisur edhe 15 lokacione, te ndërlidhura me te arrestuarit.

Ndryshe për bastisje në veri lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani i cili tha se ky aksion ka të bëjë me doganat.

Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Se a ka të arrestuar nuk edi . Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, tha ai.