PDK në amandamentet e Ligjit për Buxhetin 2020 propozon rritje pagash për profesionistët shëndetësorë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka bërë të ditura propozimet që ka dhënë në kuadër të amandamenteve të plotësim-ndryshimit të Ligjit për Buxhetin e Vitit 2020.

Ai thotë se në këto propozime ka të përfshira rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, policët dhe kategoritë tjera që përballen me pandeminë.

Veç kësaj, Haxhiu po ashtu ka përmendur edhe propozimin për punësimin e 1500 profesionistëve të rinjë shëndetësorë.

”Të nderuar, të premten në Kuvendin e Kosovës kam protokoluar amendamentet në plotësim-ndryshimin e Ligjit Për Buxhetin e Vitit 2020.

Në cilësinë e deputetit të PDK-së përmes amandamenteve për tu bërballur sukseshëm në luftën kundër pandemisë COVDI-19 kemi propozuar:

1. Rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë, policët dhe kategorit e tjera që po përballen me pandeminë COVID-19.