Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë

Është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, përcjell Klankosova.tv.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion.