Operohet Ahmet Isufi, Ramush Haradinaj e viziton në spital

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është operuar në këmbë.

Atë në spital e ka vizituar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili tha se operacioni i Isufit ka kaluar me sukses.

Teksa njoftoi se operimi është kryer nga ortopedi Arbër Tolaj, i cili ka qenë deputet i kësaj partie.

“Sot te Ahmet Isufi, për t’i uruar shërim të shpejtë, pas operimit të suksesshëm të këmbës. Faleminderit Dr. Arbër dhe të gjithë kolegëve tuaj!”- ka shkruar Haradinaj./Fokusi.info/