Tragjedi në ajër! Rrëzohet avioni, raportohet për të vdekur

Një person ka humbur jetën pasi një avion u rrëzua pasditen e së dielës pranë aeroportit në Grenchen të Zvicrës. Sipas autoriteteve lokale, piloti ka vdekur, ndërsa 11 pasagjerët kanë përdorur parashutat e tyre dhe kanë zbritur të sigurt në tokë.

Mediat zvicerane raportuan se avioni i përkiste klubit të parashutistëve Skydive Grenchen, ndërsa policia dhe brigadat zjarrfikëse shkuan në vendin e rrëzimit, pa specifikuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin.

Fotot në rrjetet sociale tregojnë rrënojat e avionit.