Opozita shënon një fitore në Kuvend, dështon shkarkimi i anëtarëve të KMPShCK-së

Pas një debati të gjatë deputetët e Kuvendit nuk kanë marrë vendim për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

Vetëm 57 deputetë kanë marr pjesë në votim, kësisoj nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për ta miratuar ose jo këtë pikë.

Me këtë rast, deputetët e partive opozitare PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk kanë marr pjesë në votim. Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në ora 16:00.