Hasani: Të japësh dorëheqje të parevokueshme e të vazhdosh si kryeministër në dorëheqje, s’lejon as ligji i gravitetit, le më ligjet tjera

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Ramush Haradinaj nuk është më kryeministër më qysh të premten kur dha dorëheqje të parevokueshme.

Sipas tij, Haradinaj ka braktisur postin qysh në momentin kur dha dorëheqje dhe nuk mund t’i thotë më vetës as kryeministër në dorëheqje.

Ai duke ironizuar thotë se një gjë të tillë se lejon as ligji i gravitetit, e as ligjet e Kosovës assesi.

“Të thuash dhë dorëheqje të pa revokueshme edhe me i thonë vetes kryeministër në dorëheqje mandej, se lejon as ligji i gravitetit, le ligjet tjera”, tha Enver Hasani në RTV Dukagjini.

Tutje, sipas Hasanit, në gjendjen e krijuar tash, Kuvendi e ka në dorë shpërbërjen dhe shkuarjen në zgjedhjet të reja.

“Me deshtë nesër e qojnë venin në  zgjedhje edhe presidenti s’ka mandat mos me dekretu shpërbërjen dhe mos me caktu datën”, tha ai.