Organizata e dala nga lufta e UÇK-së vizitojnë Komunën e Skënderajt

Përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë vizituar Komunën e Skënderajt, pas vërshimeve të fundit, shkruan Fokusi.info.

“Nga kryetari i komunës, z.Fadil Nura, u njoftuam me gjendjen e rëndë pas vërshimeve, dhe njëkohësisht shprehëm gatishmërinë e përbashkët për t’i ndihmuar qytetarët, që kjo gjendje të tejkalohet sa më shpejtë”, ka shkruar Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së.

Postimi i plotë:

Vizitë komunës së Skënderajt, pas fatkeqësisë natyrore (vërshimeve).

Nga kryetari i komunës, z.Fadil Nura, u njoftuam me gjendjen e rëndë pas vërshimeve, dhe njëkohësisht shprehëm gatishmërinë e përbashkët për t’i ndihmuar qytetarët, që kjo gjendje të tejkalohet sa më shpejtë.