E konfirmuar: 95 mijë doza të vaksinave antiCOVID arrijnë në Kosovë nga muaji maj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen nga Bashkimi Evropian për Kosovën nga muaji maj.

Von der Leyen tha se këtë ia konfirmuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”,shkroi ajo.