Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz

Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë homazhe tek Memoriali ”Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt, shkruan Fokusi.info.

Flijimi i familjes Jashari, bëri që të mobilizohet kombi shqiptar në luftë kundër pushtuesit.
Me këtë rast, në kuadër të shënimit të “Epopesë së UÇK-së, nderuam luftën dhe rënien e atyre që e sollën lirinë, ka shkruar Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së/Fokusi.info/.