Orteku zviceran vret 4 skiatorë nga Gjermania

Policia deklaroi se katër skiatorë kanë vdekur në një ortek në Alpet e Zvicrës.

Gjermanët ishin në një grup dhe po bënin ski, kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm.

Pasi skiatorët u deklaruan të humbur, për shkak se për 24 orë nuk u gjetën, autoritetet filluan kërkimet, shkruan “Reuters”. Të nesërmen u gjetën 4 trupat e skiatorëve gjermanë.

Forcat policore sqaruan se akoma janë duke punuar për të identifikuar viktimat.

Balkanweb