Osmani: E tmerruar nga sulmet terroriste në Izrael

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është e tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.

Në llogarinë e saj në platformën X, ajo ka shprehur solidaritetin e plotë me popullin dhe shtetin e Izraelit, raporton Klan Kosova.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani.