Osmani fton inspektoratin në Kuvend, kërkon të dënohen deputetët që pinë duhan

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, publikisht e ka ftuar Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të dënojë deputetët të cilët janë duke e thyer ligjin për duhanin dhe duke pirë në sallën e Kuvendit.

“Po vërehet tymi këtu në sallën plenare që po vjen nga salla prapa, jeni duke e shkel ligjin për duhanin.

E ftoj publikisht Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë që të monitorojë këtë shkelje dhe t’i shqiptoj dënimet e merituara për të gjithë që po e shkelin brenda ndërtesës së Kuvendit. Të gjithë deputetët tashmë janë të njoftuar që Inspektorati do të fillojë me dënime për këdo që e shkel këtë ligj”, tha ajo.