Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur një person i vdekur në Fushë Kosovë.

Sipas raportit dje rreth orës 12:45, në Fushë Kosovë një mashkull kosovar është gjetur pa shenjë jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.