Kehoe ia përmend Prokurorisë krimet e Serbisë, masakrat në familjen Jashari, në Reçak, Abri e Krushë të Madhe

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në fjalën e tij hyrëse tha se ish-presidenti nuk ka pasur motiv për të kryer krimet për të cilat akuzohet, pasi sipas tij disa individë mund të kenë kryer krime nga hakmarrja, por asnjëherë UÇK-ja.

Gjatë deklaratës së tij, ai foli për masakrën mbi familjen Jashari, ku më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 familja e komandantit legjendar, Adem Jashari u përballë me artilerinë më të rëndë të ushtrisë serbe, ku humbën jetën 59 anëtarë të familjes.

Kehoe po ashtu përmendi masakrën në Abri të Epërme, si dhe në Reçak.

serbian