Osmani mesazh Haradinajt: Taksa 100% do të zëvendësohet me reciprocitet

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake do të zëvendësohet me reciprocitet.

Osmani pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka mbajtur një konferencë shtypi para gazetarëve, ku ka thënë se taksa 100% do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë.

“Tarifa të zëvendësohet me reciprocitet, këtë vendim nuk e merr Kuvendi por Qeveria.Ka pajtim të tillë, është pjesë e programit qeverisës ndërmjet dy partive”, ka thënë Osmani.

I të njëjti mendim është kryeministri Kurti i cili ka deklaruar se taksën do ta zëvendësojnë me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

Kujtojmë se para pak orësh ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ju është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një letër ku thuhet që të mos ta heq taksën 100%, pasi Serbia me para të Kosovës po blen armë nga Rusia dhe se mos të harrohen përjetimet e kosovarëve që i kaluan gjatë luftës së fundit.