Osmani paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të lartë të LDK’së që shpifin ndaj saj: Nuk i duroj më

Kryeparlamentarja në detyrë, Vjosa Osmani sonte në Desku ka qenë shumë e ashpër ndaj disa zyrtarëve të LDK’së, për të cilët thotë se po shpifin e ofendojnë ndaj saj.

Osmani ndaj këtyre personave ka paralajmëruar padi, duke kërkuar që edhe strukturat e larta të partisë të distancohen nga këto deklarata e shpifje, siç thotë ajo.

‘’Ka zyrtarë të lartë të LDK që thonë se Vjosa ka bërë thirrje që të mos i besojmë Amerikës. Pa asnjë fije marrje. Ajo është bija e LDK, në mënyrë që të ofendojnë. Mos të flasim për ofendime që bëhen pastaj në baza gjinore. Unë sot nuk mund të heshtë sepse i kam dy vajza të vogla. Nuk do t’i duroj asnjërin. Le ta kenë të qartë ata zyrtarë që shpifin e gënjejnë e ofendojnë përtej imagjinatës njerëzore, me gjuhën më të shpifur, do të përfundojnë në hetime. Nuk do të thotë që do të hesht. Përkundrazi. Do të tregojnë pse shpifin për mua. Pres që strukturat e larta të LDK të distancohen nga shpifjet e tilla’’.