Osmani pas kthimit nga ShBA-të: Partneriteti ynë mbetet ekzistencial në tërë historinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas arritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se kjo e fundit qëndron përherë aleat i Kosovës e sidomos kur bëhet fjalë për investime strategjike.

“Partneriteti ynë ka qenë dhe mbetet ekzistencial në tërë historinë tonë e edhe sot kur Kosova po bën hapa vendimtar për të forcuar ekonominë dhe demokracinë e saj”, ka thënë ajo, raporton Front Online.

Osmani, ka treguar se kanë marrë përkrahjen e plotë të sekretarit amerikan, Anthony Blinken edhe për reformat që Kosova po i zhvillon.

“Jemi me fat që kemi mbështetjen e pakursyer të aleatit tonë në botë”, është shprehur Osmani.