Osmani qëndroi në zyrën e Kurtit para shkarkimit të Veliut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Me këtë shkarkim nuk po pajtohet Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nga burime bëhet e ditur se Vjosa Osmani, ishte në zyre te Albin Kurti pak para vendimit për shkarkim të Agim Veliut.

Siç shkruan infokus, ky burim ka thënë se Vjosa Osmani ka hyrë në zyrën e Kurtit ku ka qëndruar për një kohë aty por ende nuk dihen arsyet e takimit.

Lidhur me detajet e këtij rreth këtij takimi pritet të deklarohet vet Vjosa Osmani.