Haradinaj për Veselin: Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Haradinaj tha se ishin bashkë në kohët e vështirë, e janë bashkë edhe sot, transmeton lajmi.net.

Pak minuta më parë, Veseli është dorëzuar tek autoritetet e Speciales teksa nuk është bërë e ditur se kur do të niset për në Hagë.

“Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot!”, shkroi Haradinaj.