Osmani takon Erdoganin, diskutojnë për thellim bashkëpunimi Kosovë – Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar në Antalya presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Ajo thotë të kenë diskutuar për raportet e mira në mes të dy vendeve dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Osmani tha se e falënderoi turkun për përkrahjen e Ankarasë zyrtare për vendin tonë ndër vite

“Në një takim shumë përmbajtësor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha”, shkroi Osmani në Facebook.