Osmani takon shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Wigemark, takimin me Osmanin e cilësoi si të mbarë, teksa shtoi se folën për zbatimin e mandatit të EULEX-it dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e sigurisë si dhe për bashkëpunimin me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni.

Presidentja Osmani ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë përgjatë procesit zgjedhor në komunat në veri të Republikës së Kosovës. Ajo potencoi se veprimet e Serbisë para 23 prillit si dhe në ditën e zgjedhjeve dëshmojnë ndërhyrje të paligjshme të Serbisë në zgjedhjet e Republikës së Kosovës nëpërmjet metodave të kërcënimeve e dhunës ndaj serbëve lokal në komunat veriore. Një veprim i tillë, potencoi ajo, është jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe normat e aplikueshme juridike ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidences.