Osmani: VV tha se unë nuk vendosi, le të merren me Hazirin e Veliun pra

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka thënë se nëse Vetëvendosje mendon se Lutfi Haziri vendos në parti, le të merren me të.

‘’Nëse Vjosa nuk po vendoska, le të provojnë të bëjnë koalicion pa Vjosën pra. Masi po vendoska Lutfi Haziri e Agim Veliu. A po vendoska Lutfi Haziri, le të merren vesh me të, e jo me Vjosa Osmanin’’, tha Osmani në Pressing.

‘’Prej kur shefi i Shtabit qenka pozitë e rëndësishme. Unë kam qenë disa herë. Ajo është pozitë organziative. Fakti që Lutfi haziri ai ka qenë shef i shtabit, ka nënkuptu që ka ndihmu në angazhim në zgjedhje’’.