Protesta kundër dënimit të Salih Mustafës mbledh shumë njerëz në shesh

Qytetarë të shumtë i janë përgjigjur ftesës së Partisë Socialdemokrate për protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale që dënoi me 26 vjet burgim ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa, shkruan Fokusi.info.

Protestës i është përgjigjur edhe ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL së UÇK-së, Faton Klinaku dhe përfaqësues tjerë nga organizatat e dala nga lufta, deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu dhe Ariana Shoshi Musliu.

Në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate u kërkua nga deputetët ndryshimi i ligjit për këtë gjykatë.

Protestuesit në pankarta po mbajnë emrat e të paraburgosurve në Hagë dhe të UÇK-së.