OVL e UÇK-së ka nisur ndihmat për Shqipëri

Organizata e Veteranëve të Luftës se UÇK-së, ka nisur sot ndihmat pë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan fokusi.info.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj Organizate, Hysni Gucati.

Ai përmes një njoftimi në facebook, ka thënë se Organizata e Veteranëve të Luftës se UÇK-së, arriti të grumbulloje ndihma të ndryshme si: 17 ton miell dhe 12 ton produkte të ndryshme ushqimore: rroba, batanije e shumë gjëra të tjera që ju nevojiten vëllezërve dhe motrave shqiptare në Shqipëri të prekur nga tërmeti.

Kontribut të madh për grumbullimin e gjithë këtyre gjërave dhanë bashkluftëtaret nga e gjithë Kosova të cilët kontribuan edhe me të holla për blerjen e produkteve të ndryshme, kryesia OVL-se në qender, degët e OVL-së e në veçanti një kontribut të madh dha Dega e OVL-së në Malishevë dhe Klinë, si dhe biznese të ndryshme.

Falenderojm të gjithë ata që kontribuan në grumbullimin e këtyre ndihmave, shkruan Gucati!