Në Prrenjas shkrumbohet kamioni me targa të Maqedonisë (foto)

Një kamion me targa të Shkupit ka ka marrë flakë në ecje e sipër ndërsa po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas. Mjeti drejtohej nga shtetasi D.M., banues në Maqedonië e Veriut. Si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht rimorkia, e cila ishte e ngarkuar me letër kartona ambalazhi.

Fartmirësisht dëme në njerëz nuk ka, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.