OVL e UÇK-së ndau mirënjohje për komandantët Hysni Shabani dhe Isa Xhemajlaj

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, iu ndau sot mirënjohje komandantëve Hysni Shabani dhe Isa Xhemajlaj, njofton Fokusi.info.

Lidhur me ndarjen e mirënjohjes, përmes një postimi në Facebook, Isa Xhemajlaj falënderon OVL UÇK-në për këtë.

“Sot në Selinë e OVL-UÇK-së , nga Kryetari i Organizatës Z. Hysni Gucati – Kryetar pranova: Mirënjohje për kontributin e dhënë për çështje kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshêm në luftēn e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faleminderit OVL-UÇK-së”, shkruan Xhemajlaj.

Respekt Luftëtarëve të UÇK-së
Lavdi Dëshmorëve