Nuk lëshoi asnjë kupon, tatimet i vënë ‘drynin’ Taivanit në Tiranë! Braçe: Të jesh kush të duash, zbato ligjin ose mbyllesh (Video)

Mbyllet një prej bizneseve më të mëdhë në Tiranë nga aksioni i anti-informalitetit. Mëngjesin e sotëm, zv. kryeministri Erion Braçe ka njoftuar mbylljen e kompleksit Taivani për shkak se nuk kishte lëshuar asnjë kupon tatimor për klientët e saj.

Ai njofton se është mbyllur kafeneja, restorantet dhe kazinoja e këtij kompleksi. Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive, ndërsa falenderon inspektorët tatimorë dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj për korrektësinë në krye të detyrës.

“Ky eshte Taivani!
nga dje ne mbremje i mbyllur i gjithi!

Mu ne zemer te Tiranes dhe
pa asnje-zero kupon tatimor ne cdo tavoline!
Per here te dyte!

Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbylkur restoranti ne katin e pare, mbyllur restoranti ne katin e dyte, mbyllur kazinoja!
Mbyllur te gjitha!

Te jesh kush te duash,
i madh sa te duash,
mik e shok me ke te duash,
ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!

Mos kerko kot,
nuk te ndihmon dot kerkush!

Dua te falenderoj edhe nje here inspektoret e Hetimit Tatimor Qender per korrektesine ne kryerje te detyres,
ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo te perfshire ne kete perpjekje konstante per ligjshmeri!”, shkruan Braçe.