OVL e UÇK-së reagon kundër Presidentit Thaçi

0
301

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një komunkate për media ka reaguar kundër veprimeve që Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë në rastin e dekorimeve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, madje edhe njerëz dhe institucione që kanë qenë kundër shtetit, kurse jo edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunkatë.

Ja komunikata e plotë:

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagon kundër veprimeve që Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë në rastin e dekorimeve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, madje edhe njerëz dhe institucione që kanë qenë kundër shtetit, kurse jo edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sjellja e këtillë tregon joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë punë nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur.

Me udhëheqës të tillë, që janë pushtetarë, e jo shtetarë, Kosova po stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj”.