OVL reagon për arrestimin e Faik Fazliut,kërkon lirimin e tij dhe hetim ndaj policëve për dhunën e ushtruar

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar për arrestimin e invalidit të UÇK-së, Faik Fazliut, ish – kryetar i OVL-së dhe Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, shkruan Fokusi.info.

Klinaku përmes një postimi në facebook ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm dhe ka kërkuar që të hetohet dhuna e ushtruar nga zyrtarët policor.

Statusi i plotë:

Së pari, reagoj ndaj mediave që raportuan se i arrestuari Faik Fazliu është anëtar i kryesisë së OVL UÇK-së, sepse ai ka qenë vite më parë në kryesi dhe ish kryetar, dhe së dyti në videon që më erdhi, nuk shihet kanosje ndaj zyrtarit policor, por shihet dhunë e ushtruar ndaj një invalidi me shkallë të rëndë nga ana e zyrtarit policor.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij dhe rasti të shkoj në procedurë të rregullt, si dhe duhet që të hetohet edhe dhuna e ushtruar nga ana e policisë apo e zyrtarëve policor.