OVL UÇK dhuron “Tuta Sportive” për nxënësit në Shqipëri (foto/video)

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dhuruar sot “Tuta Sportive” për nxënësit e disa shkollave në Tiranë, Durrës dhe Krujë, shkruan fokusi.info.

Në këtë aktivitet, përveç delegacionit të OVL UÇK-së, ishin të pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë.

Aty, u mirëpritën nga drejtoritë e shkollave, ku së bashku me nxënësit kishin përgatitur edhe aktivitete kulturo-artistike./Fokusi.info/