Mustafa deklarohet i pafajshëm: I sigurt që Prokuroria i ka provat dhe e di se nuk është ashtu

Në seancën e sotme të Apelit, gjatë deklarimit të tij Salih Mustafa ka thënë se ndjehet i pafajshëm për veprat për të cilat është dënuar nga Gjykata Speciale.

Në deklarimin e tij, Mustafa tha se ndihet moralisht edhe praktikisht i pafajshëm edhe pse juridikisht gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

“Unë kisha me thënë që edhe praktikisht edhe moralisht nihna i pafajshëm edhe pse juridikisht gjykata me ka shpallur të fajshëm, për shkak se jam i bindur që absolutikisht asnjë vepër për ato çka m’i ka ngarku prokuroria që tri vite nuk i kam konsumu”, tha Mustafa.

Ai tha se është i sigurt që Zyra e Prokurorit të Specializuar e din saktë që nuk është ashtu dhe se realiteti se si ka ndodhur gjatë viteve 1999 është ndryshe.

“Unë jam shumë i sigurt që prokuroria i ka të gjitha provat edhe e din saktë që nuk është ashtu dhe nuk është afër as edhe një për qind të atij realiteti që ka ndodhë gjatë vitit 1999’, tha Mustafa.

Ai u shpreh i bindur se prokuroria me dashje i ka vendosur të gjitha argumentet me ‘kokë poshtë’.

“Unë jam i bindur që prokuroria me dashje të gjitha argumentet i ka vendos me kokë të poshtë duke mos i pa prej deklaratave fillestare të vetë deshmitarëve të prokurorisë e deri tek marrja e vendimit të trupit gjykues”, tha Mustafa..

Tutje, Mustafa tha se beson në drejtësi dhe se nuk ka diçka tjetër të shtojë.

“Prandaj nuk kam diçka tjetër. Kam besim në ju. Unë jam shumë i sigurt që moralisht dhe praktikisht jam i pafajshëm”.