OVL UÇK Pejë, dënon ashpër atentatin kundër bashkëluftetarit Qerim Kelmendi

Përmes një reagimi, OVL UÇK dega në Pejë, ka dënuar vrasjen e bashkëluftëtarit të tyre, Qerim Kelmendi, transmeton Fokusi.info.

OVL UÇK Pejë, dënon ashpër atentatin kundër bashkëluftetarit Qerim Kelmendi. Ata që drejtojnë plumbat kundër luftëtarëve, i kanë drejtuar ato kundër vet lirisë, të cilën e fituam me aq shumë mund e sakrificë.

Qerim Kelmendi ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së. Vrasjen e tij makabre, e kemi përjetuar rëndë, andaj ndajmë dhembjen me familjarët, bashkëveprimtarët e bashkëluftetarët.

Bëjmë thirrje te organet e rendit dhe drejtësisë, që sa më parë ta zbardhin rastin.