OVL UÇK thërret nesër mbledhjen e kryesisë! A pritet të organizohen protesta?

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thirrur për nesër mbledhjen e kryesisë, ku do të diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit, shkruan Fokusi.info.

Këtë e ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku përmes një statusi në Facebook.

Statusi i plotë:

Para se me ndodh rasti i arrestimit të Faik Fazliut (ish kreut të OVL UÇK dhe familjarë i tre dëshmorëve) dhe ushtrimit të dhunës ndaj tij nga ana e policëve, kanë ndodhur skandale siç është rasti i thirrjes së Fahri Fazliut (poashtu familjarë i dy dëshmorëve) nga gjykata speciale, i cili gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeçar.

Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, siç është shkelja e të drejtave të njeriut ndaj të arrestuarve në Hagë, deklarimet skandaloze të ministrave ku këtë shqetësim ia kemi shprehur edhe Albin Kurtit në takim, prandaj OVL UÇK ka thirrë prej të premtes e për nesër (e hënë) mbledhjen e Kryesisë, ku do të vendos se çfarë të bëjë lidhur me këto zhvillime.

P.S
Ata që akuzojnë në disa mediume patriotike, dhe disa që qesin flakë në fb, të përgatiten nëse mbahet protestë sepse ajo nuk mbahet me qindra por me mijëra.