Nervozohet Ramush Haradinaj: Nuk e kam unë ndërmend me shku te Albin Kurti, edhe nëse më thërret

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse partitë duhet të konsultohen për të gjetur një rrugëdalje ai nuk do të hezitojë, por nëse e thërret Albin Kurti i VV’së, nuk do të shkojë.

Duke folur në Televizionin Publik, Haradinaj ka thënë se nëse Albin Kurti nuk ka plane rreth formimit të institucioneve, le të dorëzohen për t’i dhënë mundësi dikujt tjetër.

“Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk e kam ndërmend të shkoj tek Albin Kurti nëse më thërret. Por, nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se VV-LDK nuk kanë arritur të arrijnë marrëveshje për koalicion, ndërkaq, Kurti i cili ka marrë më së shumti vota për Kryeministër nuk po shkon assesi në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi që ta marrë mandatin./gazetametro.net