OVLUÇK kanë bërë homazhe në Prishtinë

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), SHILUÇK kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Migjen Shala, ka postuar në llogarinë e vet në Facebook disa fotografi duke nderuar dëshmorët e lirisë.